Diego Costa flet “pa filtra”: Simeone më detyrohet gjysmën e rrogës. Mou? Një nga më të mirët

Diego Costa rikthehet në qendër të vëmendjes, me stilin e tij të drejtpërdrejtë, këtë herë në podcastin “El camino de Mario”. Ish-sulmuesi i Atletico Madridit kujtoi momentet kryesore të karrierës, duke folur për trajnerë, zgjedhje të diskutueshme dhe marrëdhënie të veçanta.

Në një moment ironik, ai iu drejtua Diego Simeones: “Brazilianët nuk janë si argjentinasit. ‘Cholo’, ti më detyrohesh gjysmën e rrogës”. Fjalia u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke rihapur debatet mes tifozëve për rolin e tij në vitet e arta të klubit. Costa shtoi: “Atletico Madridi është klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, por edhe ai që më ka lënduar më shumë”. Pra, la të kuptohet se largimi drejt Chelsea në vitin 2014 mbetet një plagë e hapur.

Për José Mourinhon përdori fjalë pozitive: “Për mua është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur”. Ai foli edhe mbi zgjedhjen për të përfaqësuar Spanjën dhe pranoi me humor se nuk ka qenë gjithmonë rigoroz me dietën.

The post Diego Costa flet “pa filtra”: Simeone më detyrohet gjysmën e rrogës. Mou? Një nga më të mirët appeared first on Telesport.