Mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari e bën për spital një person në Prishtinë

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar një person tjetër dhe ia kishte dëmtuar veturën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:09 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në vendin e ngjarjes e më pas dërgohet në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe ia kishte dëmtuar veturën. Si pasojë e sulmit viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në vendin e ngjarjes, pastaj është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.