Katër persona (shtetas të Afganistanit) janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje mes vete ku gjatë përleshjes është përdor mjet i ftohtë (thikë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
“Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.










