Lajm i keq për Barcelonën. Mesfushori holandez Frenkie de Jong do të mungojë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar dy ditë më parë.
Lojtari u detyrua të mos merrte pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar dje. Testet mjekësore zbuluan një këputje muskulore.
Sipas mmediave spanjolle, ky dëmtimn do ta mbajë De Jong jashtë në dy ndeshjet e ardhshme, anë në La Liga kundër Villarreal dhe ndaj Atlético Madrid, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit.
Një dëmtim që prish mjaft punë te skuadra katalanase. Deri në dëmtimin e djeshëm, De Jong kishte luajtur 31 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë shtatë asiste.
The post Telashe për Barcelonën, mesfushori titullar dëmtohet në stërvitje, do të mungojë për 10 ditë appeared first on Telesport.










