Piero Ausilio bëri një bilanc të karrierës së tij pas gati 30 vitesh në futboll: “Është një profesion i gjykuar çdo ditë… Në 28 vite kam pasur më shumë suksese se dështime dhe jam shumë i lumtur”. Në intervistën për “Sky”, drejtori sportiv i Interit ndaloi te goditjet më të rëndësishme të merkatos.
Për Lautaro Martinez tha: “Ishte një periudhë e vështirë, ai ishte pranë Atletico Madridit. Mora një rrezik dhe me ndihmën e Militos ia dolëm. Operacion shumë i favorshëm, nën 20 milionë euro, por pasi shënoi 3 gola u detyruam të rinegocionim. Sot është kapiteni ynë dhe një pasuri e futbollit”.
Ausilio kujtoi edhe Kovacic, Bonucci dhe Pandev, si dhe goditjet me parametër zero si Mkhitaryan, Calhanoglu, De Vrij dhe Acerbi: “Ndonjëherë performanca në fushë i shpërblen këto zgjedhje”.
Për Fabregas: “U përpoqëm ta merrnim në moshën 16-vjeçare”. Ndërsa për pankinën theksoi: “Zgjedhja jonë e parë ka qenë gjithmonë Chivu. Besuam tek ai për shumë arsye dhe jemi mjaft të kënaqur”.
The post Ausilio: Fabregas tek Interi? E kërkuam kur ishte 16 vjeç. Lautaro, krenaria jonë appeared first on Telesport.









