Sipas të gjitha gjasave, Luciano Spalletti do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Ndaj, italiani ka nisur që tani të projektojë ekipin e sezonit të ardhshëm.
“Tuttosport” zbulon se Spalletti nuk llogarit për sezonin e ardhshëm, tri nga lojtarët e transferuar me shumë bujës gjatë verës së kaluar: Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova.
Të tre lojtarët pritet të largohen nga Juventus vetëm pas një sezoni, pas paraqitjeve nën nivel. Largimi i tyre do të krijojë hapësirën e nevojshme për të bërë nënshkrimet e duhura për repartin e sulmit.
Për Zhegrovën ka interes konkret nga Olimpique Marseille. Për Jonathan David, pavarësisht dështimit në sezonin e parë në Torino, ka interes të madh në Premier League dhe jo vetëm. Lois Openda pritet të rikthehet në Bundesligë.
The post Spalletti iu bën dalje tre yjeve të Juventusit të transferuar verën e kaluar, mes tyre edhe Zhegrovës appeared first on Telesport.










