Rama ndryshon Qeverinë, largon Ballukun dhe Spiropalin

Kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në Qeveri në të paktën katër ministri, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste.

Siç raportojnë mediat shqiptare, Rama e ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministren Balluku, e cila po akuzohet nga SPAK për korrupsion.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.