Conf.League: Vështirësohen gjërat për Dritën, tri gola të pësuar në pjesën e parë. Mungon goli në Samsunspor-Shkëndija

Kanë përfunduar pjesët e para në katër takimet e para për sot të vlefshme për play-offin në Conference League, ku luajnë edhe dy ekipet shqiptare: Drita dhe Shkëndija.

Drita po mundet 3-1 nga Celje në Slloveni, vendasit shënuan fillimisht dy gola të shpejtë 19′ dhe 23′ dhe më pas me penallti në minutën e 43-të. Për “Intelektualët” ngushtoi shifrat Blerim Krasniqi në minutën e 26-të. Celje ka fituar 2-3 në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”.

Shkëndija po barazon pa gola në transfertën ndaj Samsunspor. Në ndeshjen e parë, kanë fituar turqit 0-1. Në dy ndeshjet e tejra, Fiorentina befasohet nga Jagiellonia në “Artemio Franchi”, ku polakët po udhëheqin 0-1. Në ndeshjen e parë, italianët fituan 0-3.

Në ndeshjen e fundit, Rijeka po mundet 0-1 nga Omonia. Në ndeshjen e parë, kroatët fituan 0-1 në Qipro.

The post Conf.League: Vështirësohen gjërat për Dritën, tri gola të pësuar në pjesën e parë. Mungon goli në Samsunspor-Shkëndija appeared first on Telesport.