Shërbimi Korrektues parandalon futjen e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), sot më 26.02.2026 ka njoftuar se ka parandaluar futjen e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite familjare, ku është parandaluar futja e telefonit si kontrabandë brenda institucionit.

“Vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.