Felipe Melo sulmon tifozët e Juventusit: Heshtni dhe shkoni në shtëpi të flini gjumë…

Pas thumbimeve të ndeshjes së parë, Felipe Melo ka përdorur sërish profilin e tij në Instagram për të sulmuar tifozët e Juventusit, pas eliminimit nga Champions League ndaj Galatasaray. Në një “story” publike, ish-mesfushori i bardhezinjve dhe klubit turk deklaroi: “Duhet të them respekt maksimal për Juven, për klubin. Për të gjithë tifozët që erdhën në Instagramin tim për të folur shumë…, duhet të heshtin dhe të shkojnë në shtëpi.

Të gjithë të heshtin dhe të shkojnë në shtëpi. Kam shumë respekt për Juven si shoqëri, shumë respekt, një nga klubet më të mëdhenj në botë. Klub shumë i rëndësishëm, por tifozët që erdhën këtu të flasin shumë…, tani të shkojnë të flenë në shtëpi.

E kuptuat? Të flenë, të flenë në shtëpi. Galatasaray u kualifikua. Flisni shumë, tani të gjithë heshtni. Edhe një herë, respekt maksimal për klubin dhe lojtarët që bënë një ndeshje shumë të madhe. Këto tifozë që erdhën të flasin për mua…, në shtëpi”.

“Një, dy, tre, katër, pesë…”; Felipe Melo tallet keq fare me Juven në rrjetet sociale (video)

The post Felipe Melo sulmon tifozët e Juventusit: Heshtni dhe shkoni në shtëpi të flini gjumë… appeared first on Telesport.