Milaim Zeka uron vajzën për 18-vjetorin me fjalë zemre

Përmes një mesazhi të ndjerë, ai ka kujtuar momentin kur ajo erdhi në jetë, vetëm nëntë ditë pas Pavarësisë së Kosovës, si dhe emocionin e madh që kishte përjetuar kur e kishte parë për herë të parë në Stokholm.

Zeka thekson se tri fotografi përfaqësojnë rrugëtimin e tyre ndër vite, ndërsa shprehet i befasuar se si vajza e tij sot ka mbushur 18 vjeç.

“E dashura Ema – Zemra Babushit
Ke ardhe ne kete jete vetem 9 dite pas dites te shenjte te Pamvaresise te Kosoves. Me prite 9 dite ne Stokholm, derisa erdha, qe ta ndjeja gezimin qe nuk pershkruhet me asnje fjale, ne asnje gjuhe te botes.
Keto tri fotografi e pershkruajne rrugetimin e jetes tone:
1. Dashuri aqe sa kam dite, e aqe sa kam munde me te dhuru.
2. Te kam marre me vete si hijen e trupit, dhe rrezen e shpirtit.
3. Foto nr 3, hiqe nuk po besoje qe sot u bere 18 vjeç.
Jetofsh e lumtur Babush. Nuk ka rendesi se sa gjate jetojme ne kete bote, por sa te lumtur jemi.
Urime. Te prifte e mbara. Zoti te dhashte vetem te mira.
Shume te dua.” , ka shkruar ai në urimin e tij.