Benfica u eliminua nga Real Madridi në “play off”-in e 1/8 finale të Champions League. 2-1 në “Santiago Bernabéu” vulosi fundin e aventurës europiane të portugezëve. Ndeshja e parë në Lisbonë kishte shkaktuar polemika mes Gianluca Prestianni dhe Vinícius Júnior, por kthimi u zhvillua pa incidente të veçanta në fushë.
Vëmendjen e tifozëve e mori një gjest i të riut Sidny Lopes Cabral, i ardhur në janar si përforcim te Benfica. Pas ndeshjes, ai iu afrua Vinícius Júnior për t’i kërkuar fanellën brazilianit, i cili ishte në qendër të polemikave për festimin e golit në Lisbonë dhe ofendimit të supozuar racist nga Prestianni. Kampioni i Realit i tregoi tunelin e zhveshjes, duke sugjeruar që shkëmbimi do të ndodhte jashtë fushës.
Ky gjest i Lopes Cabral nxiti zemërimin e tifozëve të Benfica në Instagram. Komentet kritike përfshinin “jashtë Benfica, lamtumirë”, “shko në Madrid, nëse e do kaq shumë fanellën e qaramanit” dhe “respekto Benfica”. Që nga janari, Cabral ka luajtur 11 ndeshje me Benfica, me 1 gol dhe 3 asiste.
Trajneri në stol, João Tralhão, që zëvendësoi të pezulluarin Mourinho, nuk e komentoi gjestin: “Nuk do të komentoj. Çështja e cila na shqetëson është që nuk fituam kundër Real Madridit, sepse e dinim që mund ta bënim”.
The post Cabral i kërkoi fanellën Vinícius, tifozët e Benfica të zemëruar: Shko te qaramani në Madrid appeared first on Telesport.









