Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim emisarin special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit të Hungarisë, Zsolt Bunford.
Në takim është folur për situatën e sigurisë në rajon.
“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributet e gjata të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thotë KFOR-i në një njoftim për media rreth takimit.









