Prattipati në takim me Osmanin, s’flet për mediat

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është parë sot duke hyrë në Presidencën e Kosovës për një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Prattipati është parë duke dalë nga Presidenca, megjithatë nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Prattipati në vazhdimësi ka pasur takime të rregullta javore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndonëse nuk dihet arsyeja e këtij takimi të sotëm.