“Rodri u rikthye herët nga lëndimi, dua të qëndrojë pasi është i destinuar për të luajtur në skenat ë mëdha”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se Rodri u rikthye shumë shpejt nga lëndimi. Spanjolli beson se mesfushori tani po rikthehet në formën e tij më të mire, për të ndihmuar ekipin në garën për titullin në Premier League.

Rodri pësoi dëmtim të ligamentit të gjurit në shtator 2024, në të njëjtin vit që fitoi Topin e Artë. Ai u rikthye në maj, por ai ka luftuar për të rifituar të njëjtin nivel ndikimi për Manchester City, ndërsa humbi një pjesë të këtij sezoni për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Ai u rikthye shumë herët,” tha trajneri Guardiola, që më tej shtoi: “Dëshira jonë për ta rikthyer atë, veçanërisht kjo e shfaqur nga vetë lojtari, ndikuan në dëmtimin tjetër. Ai u rikthye herët, prandaj këtë sezon mungoi për një kohë të gjatë. Ky është një mësim i mirë”.

“Qeniet njerëzore kanë një kohë për t’u rikuperuar. Ka lojtarë që mund të rikuperohen më herët, si Bernardo Silva ose Phil Foden, dhe të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë. Megjithatë, Rodri nuk është në formën e tij më të mirë, por çdo herë gjendja shpirtërore, stërvitja dhe loja e tij po përmirësohen. Ai është një lojtar i veçantë“, tha Guardiola.

Kontrata e spanjollit 29-vjeçar skadon verën e ardhshme dhe, i pyetur nëse do të donte ta shihte të qëndronte, Guardiola tha: “Do ta doja shumë këtë. Rodri është Rodri. Sado i vjetër që të jetë, aq më i mençur, më i kuptueshëm për lojën”.

“Ka lojtarë që janë të destinuar të luajnë në skenat e mëdha edhe në vështirësi. Rodri është një prej tyre, si shumë prej tyre që kam pasur në të kaluarën. Nuk mund ta arrish atë që arritëm ne nëse nuk ke personalitete të mëdha”, tha Guardiola.

The post “Rodri u rikthye herët nga lëndimi, dua të qëndrojë pasi është i destinuar për të luajtur në skenat ë mëdha” appeared first on Telesport.