Osimhen i “shkel syrin” Juves: Nuk festova për golin e shënuar si respekt ndaj Spalletti

Pas ndeshjes kundër Juventus, sulmuesi i Gallatasaraj, Victor Osimhen, shpjegoi arsyet e mungesës së festimit të tij për golin 3-1: “Nuk kam nevojë te festoj”.

Mendoj se është e rëndësishme të respektoj një njeri që e dua dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time. Po flas për Spalletti. Nuk ndjeva nevojën për të festuar”, tha sulmuesi i ekipit turk.

Më tej, duke folur për ndeshjen, ai komentoi: “Luajtëm shumë dobët, edhe kur ata ishin me një lojtar më pak, kështu që nuk kishte arsye për të festuar. Edhe kur patëm mundësinë të shënonim golin vendimtar, atë që e bëri rezultatin 3-1, nuk ndjeva nevojën për të festuar”.

“Nuk jam ai lloj lojtari, dikush që përpiqet të fshehë emocionet e tij, ose që bën gjëra të tilla. Pashë të gjithë këta njerëz që duartrokisnin lojtarët e Juventus për performancën e tyre, dhe mund të them se jam i lumtur“, tha Osimhen.

The post Osimhen i “shkel syrin” Juves: Nuk festova për golin e shënuar si respekt ndaj Spalletti appeared first on Telesport.