Inter dhe Juve jashtë, Italia e sheh gjithnjë e më larg vendin e 5-të në Champions

Eliminimi i Interit, surprizë duke qenë se ishte nënkampion i Europës, shënon daljen largimin e dytë të një skuadre italiane nga kompeticionet e UEFA-s dhe e largon ndjeshëm Serie A nga mundësia për të fituar një vend shtesë në Champions League, sezonin e ardhshëm. Situata u përkeqësua edhe më shumë në orët në vijim, me eliminimin dramatik të Juventusit. Në 1/8 finale shkoi vetëm Atalanta.

Nëse java e kaluar ishte mbyllur me një afrim të kampionatit italian me rivalët, rezultatet e fundit kanë bërë që Italia të humbasë terren ndaj Gjermanisë, që mban vendin e dytë (ndërsa Anglia në krye është prej kohësh e paarritshme), por edhe ndaj Spanjës, aktualisht e katërta. Dy vendet e para në renditjen sezonale përfitojnë një skuadër shtesë në Champions League sezonin pasardhës.

Renditja UEFA 2025/26:
1. Anglia – 21.736 pikë (9/9)
2. Gjermania – 17.214 (6/7)
3. Portugalia – 16.600 (4/5)
4. Spanja – 16.406 (6/8)
5. Italia – 16.071 (5/7)
6. Polonia – 14.125 (3/4)
7. Franca – 14.035 (5/7)
8. Greqia – 12.500 (3/5)
9. Qipro – 11.906 (2/4)
10. Danimarka – 11.750 (1/4)

 

The post Inter dhe Juve jashtë, Italia e sheh gjithnjë e më larg vendin e 5-të në Champions appeared first on Telesport.