Ish-portieri i Paraguajit, José Luis Chilavert, reagoi publikisht ndaj deklaratave të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois. Debati nisi pas komenteve të mëparshme të Chilavert për Vinicius Junior, të cilat belgu i kritikoi duke thënë: “Nuk mund të thuash gjëra të tilla. Është një formë tjetër fyerjeje”.
Chilavert u kundërpërgjigj ashpër: “Thuajini Courtois se Belgjika admiron myslimanët që tolerojnë rrahjen dhe vrasjen e grave. Vlerat e Amerikës së Jugut janë të përqendruara te familja dhe ne duhet t’i mbrojmë ato. Ky është thelbi.
Momento del homólogo del jugador del Benfica llamando "Mono" a Vini #HalaMadridYNadaMas pic.twitter.com/Hl97SjJxFO
— Guru_RM15 (@Guruisla_RM15) February 18, 2026
Courtois thotë se është e dënueshme ajo që kam thënë unë, por vetë i ka vjedhur të dashurën një shoku skuadre, De Bruyne (i referohet fakteve të mbi 10 viteve më parë) dhe pastaj thotë që këto gjëra nuk duhet të ndodhin në botë”.
Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje të madhe në Amerikën e Jugut dhe Europë, duke rihapur debatet mbi vlerat kulturore dhe mënyrën e komunikimit publik në futboll. Chilavert, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta brenda dhe jashtë fushës, riafirmoi pozicionin në mbrojtje të vlerave familjare në shoqëri.
Courtois kundër Mourinho dhe Chilavert: Racizmi nuk justifikohet nga një festim
The post Chilavert i kthehet keq fare Courtois: Flet ai që i ka vjedhur të dashurën shokut të skuadrës appeared first on Telesport.










