Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, është shtruar në Klinikën e Pulmonologjisë të Qendrës Klinike të Serbisë për shkak të pneumonisë së rëndë dhe sipas raportimeve po lufton për jetën.

Pulmologu Spasoje Popeviq tha se gjendje e Daçiqit, është shumë e rëndë dhe se ai është në njësinë e kujdesit intensiv në ventilim mekanik, pra në ventilator.