Grabitje në tentativë në një market në Lipjan, ankuesja dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në tentativë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, të mërkurën në ora 21:30.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.