Gatti: I pakuptimtë kartoni i kuq për Kelly, ne mbrojtësit penalizohemi

“Më duket absurd kartoni i kuq për Kelly. Godet topin dhe pastaj çfarë duhet të bëjë? Ne mbrojtësit në futbollin e sotëm penalizohemi shumë”. Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, u shfaq i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions League.

“Pati një reagim mbresëlënës nga ne, edhe tifozët na mbështetën shumë. Në kohën shtesë arritëm të lodhur”, – deklaroi ai për “Prime”, pas ndeshjes. Sipas Gatti, kualifikimi u humb në ndeshjen e parë: “Kualifikimin e hodhëm poshtë në ndeshjen vajtje, ajo nuk mund të përfundonte ashtu”.

Mbrojtësi bardhezi vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht vështirësive: “Sonte bëmë një paraqitje të madhe, edhe pse me një lojtar më pak, dhe kjo të dhemb. Më vjen vërtet shumë keq, jam i rraskapitur”.

The post Gatti: I pakuptimtë kartoni i kuq për Kelly, ne mbrojtësit penalizohemi appeared first on Telesport.