Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë

Dy persona janë arrestuar sot në aksionin e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Klankosova.tv mëson se M.M dhe Z.J, i takojnë nacionalitetit serb.

Ata dyshohet se kanë kryer mashtrim në lidhje me një pronë prej 56 ari në Veternik.

Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë në vlerë deri në 60 mijë euro si dhe para të gatshme në vlerë prej 20 mijë eurosh.