Man. United nuk ka ndërmend të kursehet aspak, 170 milionë euro për dy lojtarët që po shkëlqejnë në Champions League

Objektivi kryesor i Manchester United për këtë sezon është padyshim kualifikimi në Champions League. Në rast të arritjes së këtij objektivi, nuk do të jetë aspak befasi që Michael Carrick të jetë trajner i përhershëm. në rast se nuk arrihet, sigurisht që Carrick do të largohet në fund të sezonit.

Pavarësisht se ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës që tani.

Burime të ndryshme nga Anglia bëjnë me dije se objektivi i “Djajve të Kuq” për verën është transferimi i dyshes së Newcastle, Anthony Gordon dhe Sandro Tonali, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon sidomos me paraqitjet e tyre në Champions League.

Sipas këtyre burimeve, Manchester United është i gatshëm të paguajë 170 milionë euro për dy futbollistët 25-vjeçarë, të cilët përfaqësojnë ekuilibrin e përsosur midis rinisë dhe përvojës në Premier League dhe së fundmi në Europë.

The post Man. United nuk ka ndërmend të kursehet aspak, 170 milionë euro për dy lojtarët që po shkëlqejnë në Champions League appeared first on Telesport.