Janë publikuar formacionet zyrtare për tri sfidat e mbrëmjes dhe të fundit për play-offin në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid pret Benfica-n. Madrilenët kanë fituar 0-1 në ndeshjen e parë në transfertë, në një situatë shumë të tensionuar me debatin që vazhdon ende, për thirrjet raciste të Gianluca Prestianni ndaj Vinicius Junior.
Real Madrid ka disa mungesa shumë të rëndësishme në këtë takim, duke nisur nga Kylian Mbappe, për të vazhduar me Rodrygo, Dean Hujisen, Dani Ceballos, Eder Militao dhe Jude Bellingham. Në vend të Mbappe, do të luajë Gonzalo Garcia.
REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Rüdiger, Asencio, Carreras; Camavinga, Tchouameni, Valverde, Güler; Vinicius, Gonzalo
BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Richard Ríos, Barreiro; Rafa Silva, Aursnes, Schjelderup; Pavlidis
Në “Allianz Stadium” në Torino, Juventus do të kërkojë të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray-it, pas humbjes 5-2 në Stamboll. Përveç Vlahovic që mungon prej javësh, për bardheiznjtë do të mungojnë edhe Andrea Cambiaso dhe Juan Cabal për shkak kartonësh.
JUVENTUS XI: Perin; Kalulu, Gatti, Kelly, McKennie; Koopmeiners, Locatelli, Thuram; Conceiçao, David, Yildiz
GALATASARAY XI: Çakir; Sallai, Sánchez, Bardakci, Jakobs; Torreira, Lemina; Yilmaz, Gabriel Sara, Lang; Osimhen
Në “Parc des Princes”, PSG pret Monaco-n. Parizienët vijnë në këtë takim me avantazhin 3-2, pas fitores në transfertë javën e kaluar në Principatë.
PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Barcola, Doué, Kvaratskhelia
AS MONACO XI: Köhn; Kehrer, Zakaria, Faes; Vanderson, Camara, Bamba, Caio Henrique; Akliouche, Balogun, Coulibaly
The post Juventus shpreson te mrekullia, Real dhe PSG për të bërë detyrën. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.










