Pas largimit të Walid Regragui, vetëm 3 muaj para fillimit të Kupës së Botës, kombëtarja e Marokut është vënë në kërkim të një trajneri të ri.
“Esport3” zbulon se Federata e Marokut ka kontaktuar së pari Xavi Hernandez, por ish-trajneri i Barcelonës ka refuzuar të marrë drejtimin e kombëtares afrikane, duke arsyetuar se nuk ka kohë mjaftueshëm për të përgatitur ekipin siç duhet për Kupën e Botës.
Sipas raportimit në fjalë, Xavi nuk e ka mbyllur derën për kombëtaren afrikane, duke pranuar si mundësi të marrë drejtimin e saj pas Kupës së Botës, gjithmonë nëse ata do të jenë të interesuar.
Në fakt, nuk është hera e parë që Xavi Hernandez refuzon ofertën që i ka ardhur. Pas largimit nga Barcelona, Xavi ka refuzuar disa klube nga liga të ndryshme, por së fundmi edhe një kombëtare. Në intervista të ndryshme që ka dhënë gjatë kësaj kohe, Xavi është shprehur se ende nuk ka gjetur projektin që ai do, ndaj dhe ka pasur refuzime deri tani.
The post E kërkon kombëtarja që merr pjesë në Kupën e Botës 2026, Xavi refuzon dhe habit me arsyen: Nuk kam mjaftueshëm kohë appeared first on Telesport.









