Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, e ka zhvilluar një takim me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Hamza pas takimit tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet zë i Kosovës.
“Një takim i përzemërt me kryediplomaten e Shqipërisë, që me përkushtim po i jep mbështetje Kosovës kudo në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ka qenë dhe mbetet zëri ynë aty ku ne nuk jemi. E mirëpres gatishmërinë për ndërtimin e një agjende të përbashkët strategjike mes dy vendeve tona, përballë sfidave kombëtare dhe ndërkombëtare. Faleminderit qeverisë shqiptare që pareshtur e ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrim të historisë nga Gjykata Speciale në Hagë”, u shpreh Hamza.










