Andre Onana dëshiron të rikthehet si portieri numër 1 i Manchester United kur të kthehet nga huazimi te Trabzonspor, sipas “The Guardian”.
Portieri kamerunas u largua nga “Old Trafford” për një transferim të përkohshëm në shtator, pasi United solli Senne Lammens nga Royal Antwerp për një shumë prej 18 milionë eurosh.
Portieri i ri i United ka rikthyer qetësinë pas dy vitesh të çrregullta me Onana, huazimi i të cilit në Turqi përfundon në fund të sezonit. Gjithsesi, portieri kamerunas ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri në verën e vitit 2028.
Por, duket se drejtuesit e Manchester United kanë të tjera plane, pasi dëshirojnë ta shesin përfundimisht portierin Andre Onana verën e ardhshme. Portieri kamerunas e ka mbajtur të paprekur portën e ekipit turk vetëm në katër ndeshje.
Për pasojë, Trabzonspor nuk ka gjasa të kërkojë një marrëveshje të përhershme për Onana, duke e rikthyer te Manchester United. Klubi anglez po punon për të gjetur një sistemim të ri të portierit, këtë herë të përhershëm.
The post Onana synon të rifitojë vendin e titullarit te United pas huazimit, klubi anglez ka plane të tjera appeared first on Telesport.










