Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë iniciuar një peticion kombëtar të mërkurën për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes këtij peticioni kërkohet që vendimi për ish-krerët e UÇK-së të bazohet në prova dhe fakte të administruara në gjykim.
“Çdo ndikim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë politik, do të dëmtonte rëndë kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila presim të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta”, thuhet në peticion.
Organizatorët ftojnë qytetarët të nënshkruajnë këtë peticion si shprehje të përbashkët të mbështetjes ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.









