Largimi i Walid Regragui nga kombëtarja e Marokut mund të konsiderohet i sigurt, edhe pse mungon ende zyrtarizimi (nuk do të bëhet derisa të gjendet zëvendësuesi, sipas burimeve). Brenda federatës përkatëse afrikane ky shihet si një vendim që mund të realizohet shumë shpejt, pavarësisht mohimeve zyrtare.
Lajmi lidhet me emrin e zgjedhur nga federata (edhe pse nuk do të thotë se do të jetë përfundimtar) për ta zëvendësuar. Emri që aktualisht konsiderohet favorit absolut nga drejtuesit është, sipas “MARCA”, Xavi Hernández, i cili është i lirë që prej largimit nga Barcelona një sezon e gjysmë më parë, pasi fitoi një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës.

Federata marokene beson se trajneri katalanas, i gatshëm për të nisur një projekt të madh (edhe pse zakonisht nuk preferon të marrë skuadra në mes të ciklit), është profili ideal për ta drejtuar Marokun në Botërorin 2026, ku synohet konfirmimi i vendit të katërt të arritur në “Katar 2022”.
Tani mbeten dy çështje: zyrtarizimi i largimit të Regragui, i goditur pas finales së humbur në Kupën e Afrikës, dhe negociatat me Xavin, i cili zakonisht pranon projekte vetëm që nga fillimi. Maroku ka vetëm 4 muaj para Botërorit, ku pritshmëritë do të jenë shumë të larta.
The post Regragui drejt largimit nga Maroku, favorit për ta zëvendësuar është ish-trajneri i Barçës appeared first on Telesport.









