Davide Ancelotti, zëvendëstrajneri i Brazilit, foli për “Sky Sport” mbi të ardhmen e tij: “Ideja është të rikthehem trajner i parë pas Botërorit, pasi tani jam zëvendës i babait tim te Brazili dhe jam i fokusuar te kjo punë. Dua ta nis këtë rrugë, edhe pse kam pasur tashmë 6 muaj te Botafogo, një eksperiencë shumë e bukur, por e vështirë. E arritëm objektivin, kualifikimin në ‘Copa Libertadores’. Jam i hapur për vende të ndryshme, kam udhëtuar shumë me babanë dhe nuk kam problem të trajnoj edhe jashtë”.
A mund ta shohim në Itali: “Po, do të më pëlqente. Kishin kaluar vite pa dhënë një intervistë në italisht. Jam rritur në vendin tim, duke luajtur dhe parë babanë tim te Milani. Do të më pëlqente të kaloja nga Italia gjatë karrierës”.
Për Vinicius: “Është mësuar me gjithë këtë zhurmë. Flitet shumë për të, ndoshta tepër, por është vendimtar dhe një nga më të mirët në botë. Me ne fitoi dy Champions”. Për Arbeloa: “Po bën mirë dhe ka gjetur ekuilibrin”. Duke treguar një fletë: “Është lista e penalltive ndaj City në çerekfinale. Është një kujtim i çmuar, fitorja më e bukur që kemi arritur”.
The post Davide Ancelotti: Jam rritur në Itali, do të doja të trajnoja aty gjatë karrierës sime appeared first on Telesport.









