Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me drejtorin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me të cilin diskutuan për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-it dhe AKB-së.
Ministrja theksoi se partneriteti ndër vite ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv.
“Ministrja Kusari-Lila njoftoi se u dakorduan që komunikimi i përbashkët të intensifikohet edhe më tej, duke hapur rrugë për iniciativa të reja në mbështetje të sektorit privat. Në takim bashkëbisedimi u fokusua në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset. Ministrja siguroi se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë të MINTI-it në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.









