Mbappé “pushton” autoshkollën. Instruktori i tij, tifoz i Atlético Madridit, mbetet i mahnitur

Prania e Kylian Mbappé si kursant në një autoshkollë e ka kthyer ambientin në atraksion të vërtetë për tifozët. Instruktori i tij i patentës, një mbështetës i deklaruar i Atlético Madridit, pranoi se mbeti i surprizuar nga sjellja e sulmuesit francez: “Jam tifoz i Atléticos, por Mbappé nuk mund të ishte më i sjellshëm se kaq”.

Interesi rreth yllit të futbollit është rritur ndjeshëm, duke krijuar një situatë të pazakontë për autoshkollën. Çdo ditë mbërrijnë telefonata, email-e dhe mesazhe nga njerëz që kërkojnë informacione për praninë e tij. Madje, disa tifozë kanë lënë fanella në recepsion me shpresën që sulmuesi francez t’i firmosë.

Një episod që tregon edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm të Mbappé jashtë fushës, ku çdo paraqitje e tij kthehet automatikisht në ngjarje “virale”.

The post Mbappé “pushton” autoshkollën. Instruktori i tij, tifoz i Atlético Madridit, mbetet i mahnitur appeared first on Telesport.