Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, u takua me agjentët e sulmuesit anglez Marcus Rashford të hënën për të filluar negociatat mbi një transferim të përhershëm verën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “SPORT”.
Klubi i La Liga po përpiqet të zvogëlojë klauzolën prej 30 milionë eurosh që ka vendosur Manchester United për të blerë kartonin e Rashford. Sulmuesi mbërriti nga “djajtë e kuq” verën e kaluar në formë huazimi.
Gjithsesi, ky duket një mision i vështirë, pasi Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë shifrën për Rashford. Sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 34 paraqitjet e tij për Barcelonën në të gjitha garat.
Vetë Rashford ka deklaruar disa herë se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë në mënyrë të përhershme. Për momentin palët sapo kanë nisur diskutimet, të cilat duket se do të zgjasin, ndaj dhe situata është ende e paqartë.
The post Barça nis zyrtarisht bisedimet për të ardhmen e Rashford, Deco takohet me agjentët e sulmuesit appeared first on Telesport.










