Osimhen: Nuk e nënvlerësojmë Juventusin, në të ardhmen do të më pëlqente të luaja aty

Në prag të sfidës së Champions League kundër Juventusit, Victor Osimhen foli në konferencë për shtyp: “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe të gjithë e dimë këtë. Do të përballemi me Juventusin, një skuadër shumë e fortë dhe me lojtarë cilësorë.

Nuk duam ta nënvlerësojmë Juventusin, por kemi lojtarë me eksperiencë për ta përballuar këtë ndeshje. Jemi gati dhe duam të luajmë si në ndeshjen e parë. Nuk do të jetë e lehtë, sidomos për ata, por ne duam të fitojmë”.

Sa i përket një transferimi të mundshëm në të ardhmen, sulmuesi shtoi: “Juventusi është një nga klubet më të rëndësishme dhe shumë legjenda kanë luajtur aty. Kur më folën për këtë mundësi, e kisha dëshirën të kaloja te Juventusi.

Fatkeqësisht transferimi nuk u realizua, por nëse në të ardhmen do të ketë mundësi, ka shumë klube ku do të doja të luaja. Juventusi mund të jetë njëri prej tyre. Tani jam i lumtur këtu, por në të ardhmen nuk i dihet kurrë”.

 

The post Osimhen: Nuk e nënvlerësojmë Juventusin, në të ardhmen do të më pëlqente të luaja aty appeared first on Telesport.