Barella: Pësuam gol nga një gabim individual, ndodh. Objektivi ka qenë gjithmonë titulli

Në fund të sfidës ndaj Bodo/Glimt, Nicolò Barella analizoi ndeshjen për “Sky Sport”: “Nuk mendoj se Bodo na vuri shumë në vështirësi. Pësuam gol nga një gabim individual, mund të ndodhë. I ndodhi Manuel, herë të tjera më ka ndodhur mua. Duhej ta zhbllokonim ndeshjen dhe nuk ia dolëm, komplimente Bodos. Ata bënë mirë”.

Mesfushori theksoi edhe vështirësitë e rrugëtimit europian: “Ky është futbolli. Futbolli është edhe fakti që nuk përfundon mes 8 më të mirëve për një penallti në minutën e 90-të dhe detyrohesh të luash dy ndeshje më shumë, përfshirë transfertën në Bodo”.

Në fund, Barella rikujtoi objektivin kryesor të skuadrës zikaltër: “Objektivi ka qenë titulli që nga fillimi i sezonit, jo vetëm tani që jemi +10 pikë në krye”.

The post Barella: Pësuam gol nga një gabim individual, ndodh. Objektivi ka qenë gjithmonë titulli appeared first on Telesport.