“Hidhërimi” ishte fjala që Cristian Chivu përdori për të analizuar humbjen ndaj Bodo/Glimt: “Provuam në çdo mënyrë, përballë kishim një skuadër shumë të organizuar, me 11 lojtarë poshtë vijës së mesit të fushës. Moszgjidhja e ndeshjes u dha atyre rehati mendore. Nuk kam asgjë për t’u qortuar djemve, dhanë gjithçka me energjitë që kishim. Ka shumë hidhërim sepse donim kualifikimin, por ata kishin më shumë energji. E meritojnë të avancojnë”.
Për rrugëtimin në Champions: “Objektivi është të jemi konkurrues. Fatkeqësisht nuk ia dolëm, edhe pse e nisëm mirë. Niveli është shumë i lartë dhe nëse nuk je konkret, i kthjellët, kundërshtarët të ndëshkojnë në gabimin e parë”.
Për ndeshjen shtoi: “Në pushim kërkova më shumë durim dhe qarkullim më të mirë të topit për të çarë 4-4-2-shin e tyre. Na mungoi pasimi dhe lëvizja e duhur. Krijuam shumë kënde dhe mund ta zhbllokonim më herët. Po të shënonim për 1-0 do t’i vinim më shumë në presion”.
Në fund: “Është e vështirë të gjesh energji kur luan çdo tri ditë. Ata kishin vetëm 4 ndeshje muajt e fundit. Tani duhet të ecim përpara dhe t’i japim meritat kundërshtarit”.
The post Chivu: Nuk i qortoj për asgjë lojtarët e mi, dhanë gjithçka me energjitë që kishim appeared first on Telesport.










