FORMACIONET ZYRTARE: Inter me dy mungesa “big”, por me mision të njëjtë. Bodo/Glimt të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë

Luhen sonte në mbrëmje 3 nga ndeshjet e kthimit për play-offin në Champions League. Vëmendja do të jetë në “San Siro”, aty ku Inter pret Bodo/Glimt. Norvegjezët fituan 3-1 në ndeshjen e parë dhe sot do bëjnë të pamundurën të mbrojnë rezultatin. Në anën tjetër, Inter do të tentojë përmbysjen e madhe.

Për Inter rikthehet Denzel Dumfries, pas një dëmtimi serioz që e la jashtë për një kohë të gjatë. Holandezi gjendet në stol. Dy munngesa të rëndësishme për sot për zikaltrit janë: Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu.

INTER XI: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Frattesi, Dimarco; Thuram, Esposito.

BODO GLIMT XI: Haikin; Sjovold, Bjortuft, Gundersen, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Hogh, Hauge.

Në dy sfidat e tjera, kualifikimi duket se është vendosur që në takimet e para. Në “St’James’Park”, Newcastle pret Qarabag. “Qymyrxhinjtë” fituan 1-5 në ndeshjen e parë në transfertë. Në “BayArena”, Leverkusen pret Olympiacos. Gjermanët vijnë nga antazhi 0-2 i ndeshjes së parë në transfertë.

NEWCASTLE UNITED XI: Ramsdale; Trippier, Botman, Burn, A.Murphy; J.Murphy, Tonali, Joelinton; Woltemade, Osula, Barnes.

QARABAG XI: Kochalski; Silva, Hüseynov, Medina, Jafarguliyev; Bicalho, Jankovic; Bolt, Montiel, Zoubir; Durán.

LEVERKUSEN XI: Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Palacios, Aleix García; Lucas Vázquez, Maza, Grimaldo, Hofmann; Schick.

OLYMPIACOS XI: Tzolakis; Rodinei, Retsos, Pirola, Ortega; Mouzakitis, Dani García, Hezze; Gelson Martins, Chiquinho; Taremi.

The post FORMACIONET ZYRTARE: Inter me dy mungesa “big”, por me mision të njëjtë. Bodo/Glimt të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë appeared first on Telesport.