Club Brugge “kockë” e fortë për Atletico-n. Goli i Sorloth pas asistit të Jan Oblak nuk mjafton (video)

Në “Metropolitano” është mbyllur pjesa e parë e sfidës Atletico Madrid-Club Brrugë, në barazim 1-1. Kjo është ndeshja e kthimit në play-offin e Champions League, për të përcaktuar ekipin që do kualifikohet për në fazën e 1/16-ve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të ku pas një topi të gjatë të marrë nga portieri Jan Oblak ishte Alexander Sorloth që gjeti golin me një goditje të fuqishme me të majtën. Përveç asistit, Oblak bëri një paraqitje dinjitoze në pjesën e parë, duke qenë i jashtëzakonshëm me pritjet e tij. SHIKOGOLIN

Në minutën e 36-të, belgët barazuan shifrat me golin e Joel Ordonez, i cili shënoi me kokë pas asistit me kokë që mori nga Brandon Mechele, pas një goditjeje këndi. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Kujtojmë se ndeshja e parë në Brugge është mbyllur në barazim 3-3. SHIKOGOLIN

The post Club Brugge “kockë” e fortë për Atletico-n. Goli i Sorloth pas asistit të Jan Oblak nuk mjafton (video) appeared first on Telesport.