Julian Alvarez? Jo, jo! Hansi Flick ka një tjetër emër në mendje si zëvendësues i Lewandowski-t

Tashmë dihet që objektivi madhor i Barcelonës për verën e ardhshme është transferimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi, argjentinasi shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t. Polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë.

Alvarez është objektivi kryesor i drejtuesve të klubit, pasi dëshira e madhe e Hansi Flick është dikush tjetër. Mediet spanjolle zbulojnë se trajneri gjerman i Barcelonës është i “dashuruar” marrëzisht pas Erling Haaland dhe e sheh atë si profilin ideal për sulmin e katalanasve. Norvegjezi ka të gjithë aftësitë për t’u përshtatur në mënyrë ideale me sistemin e lojës së Flick, por transferimi i sulmuesit norvegjez është thjesht një objektiv i paarrtishëm.

Edhe nëse vetë sulmuesi do të kërkonte largimin nga Man. City, kosto e transferimit të tij do të ishte jo më pak se 250 milionë euro, shifër që në gjendjen aktuale financiare që është Barcelona, nuk ka shanse ta përballojë.

The post Julian Alvarez? Jo, jo! Hansi Flick ka një tjetër emër në mendje si zëvendësues i Lewandowski-t appeared first on Telesport.