“Defensa Central” zbulon se Achraf Hakimi, pavarësisht se është shumë i lumtur në Paris dhe ndihet komod në sistemin e Luis Enrique, nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer te Real Madrid.
Marokeni ka qenë pjesë e Real Madridit, tek ekipi i parë, për një sezon, ku më pas erdhi huazim për dy vite te Dortmund, për t’u shitur tek Inter dhe për t’u larguar pas një viti drejt PSG-së.
Pasi ka fituar gjithçka në Francë me PSG-në, Hakimi është i hapur për një rikthim tek ekipi i tij i parë në futbollin profesionist, por përpara është një rrugë shumë e gjatë.
Hakimi është nën kontratë deri në vitin 2029 me klubin parizien, por ajo që e bën akoma edhe më të vështirë largimin e tij është marrdhënia e tensionuar mes dy klubeve, pas asaj që ndodhi me rastin e Kylian Mbappe.
Vlera në treg e Hakimi llogaritet te 80 milionë euro, shifër e përballueshme për një ekip si Real Madrid, por pjesa më e vështirë të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve.
The post Një yll i madh kërkon të rikthehet te Real Madrid, pranon edhe ulje rroge. Problemi qëndron të marrdhëniat e vështira mes dy klubeve appeared first on Telesport.










