Verën e kaluar Andrea Cambiaso ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, por në fund qëndroi te Juventus. Mesa duket, edhe merkaton e kësaj vere, 26-vjeçari do të jetë sërish në qendër të saj.
“Caught Offside” zbulon se përveç interesit të vazhdueshëm të Man. City për anësorin italian, në garë për të është futur edhe Real Madrid. Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029, largimi nga Juventus nuk do të jetë aspak i lehtë.
Sipas raportimit në fjalë, kosto e transferimit te Cambiaso llograitet diku te 60-70 milionë euro. Gjithsesi, Man. City ende nuk ka hequr dorë prej tij dhe mund të rifutet fuqishëm në garë, por për momentin Real Madrid duket pista më e mundshme.
The post Ishte shumë pranë largimit verën e kaluar, ylli i Juventusit drejt Real Madridit appeared first on Telesport.










