Manchester United mori mbrëmë një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertën ndaj Everton, falë golit të Benjamin Sesko në pjesën e dytë dhe aktualisht renditet në vendin e 4-të. Objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është pikërisht kualifikimi në Champions League për sezonin e ri.
Në anën tjetër, drejtuesit e “Djajve” kanë filluar të projektojnë që tani lëvizjet e shumta që do të bëjnë në verë, ku pritet të ketë një riformatim të ekipit. Një nga emrat “big” që do të largohet në fund të sezonit, tashmë i konfirmuar, është Casemiro, i cili do të largohet si lojtar i ri dhe me shumë mundësi destinacioni i ardhshëm do të jetë në MLS.
Ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë për mesfushorin brazilian dhe duket se Man. United e ka gjetur që tani. Bëhet fjalë për Ibrahim Sangare, mesfushorin difensiv të Nottingham Forest, i cili zotëron atribute teknike dhe fizike që mund të zëvendësojnë më së miri një lojtar me “peshë” të madhe në ekip si Casemiro. Kontrata aktuale me Nottingham Forest skadon në vitin 2028, ndërsa vlera në treg e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë llogaritet te 25-30 milionë euro.
The post Man. United nuk humb kohë, gjen që tani zëvendësuesin ideal të Casemiro appeared first on Telesport.










