Rashford ndoshta dhe nuk ia vlen… Flick kërkon një yll të ri për krahun e majtë. Gati 60 mln euro për një super transferim

Pavarësisht 10 golave dhe 13 asisteve të shënuar në këtë sezon të parë me fanellën e Barcelonës, ku është i huazuar nga Manchester United, sërish këto statistika nuk mjaftojnë për të bindur Hansi Flick në lidhje me të ardhmen e Marcus Rashford.

Trajneri gjerman ka një tjetër emër në mendje për krahun e majtë të sulmit, bëhet fjalë për Malick Fofana, 20-vjeçarin belg që po shkëlqen te Lyon dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha.

“Fichajes” bën me dije se Barcelona është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë euro për 20-vjeçarin belg, i cili do të jetë një nga emrat më aktiv dhe kryesor në merkaton e ardhshme. Ardhja e mundshme e Fofana sigurisht që nënkupton që për Marcus Rashford nuk do të ketë më vend, ndaj nuk do të ishte aspak befasi që katalanasit të mos ushtrojnë të drejtëne blerjes së anglezit për 30 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Por, nuk përjashtohet as pista tjetër, që ka më pak shanse që të ndodhë, që Barcelona blen Marcus Rashford dhe e shet atë brenda merkatos së verës.

The post Rashford ndoshta dhe nuk ia vlen… Flick kërkon një yll të ri për krahun e majtë. Gati 60 mln euro për një super transferim appeared first on Telesport.