Darmian: Do t’u “vidhja” diçka Bastonit, Acerbit dhe Lautaros. Një të metë? Jam i ndjeshëm

Matteo Darmian u rikthye me fanellën e Interit nga minuta e parë në “play off”-in e parë të Champions League. Në “Matchday Programme” për ndeshjen kundër Bodo/Glimt foli për cilësitë që do t’i merrte nga shokët e skuadrës: “Do të përmendja shumë gjëra; vizionin e lojës së Bastonit, qëndrueshmërinë e Acerbit dhe guximin e Lautaros para portës”.

Ai tregoi se çfarë i pëlqen më shumë në futboll: “Ta ndihmoj skuadrën në çdo moment, me një gol apo një ndërhyrje, kjo është më e kënaqshmja. Edhe pas eksperiencës, e jetoj këtë profesion me shumë entuziazëm dhe adrenalinë, gjithmonë kam dëshirë të luaj dhe të fitoj. Që fëmijë kam qenë shumë konkurrues”.

Darmian vlerësoi futbollin për mësimet që jep: “Të qëndrosh në grup dhe të respektosh rregullat. Edhe respekti për shokët dhe stafin është themelor”. Për cilësitë e tij: “Të mira? Altruizmi dhe sinqeriteti. Të këqija? Jam pak i ndjeshëm”.

The post Darmian: Do t’u “vidhja” diçka Bastonit, Acerbit dhe Lautaros. Një të metë? Jam i ndjeshëm appeared first on Telesport.