Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, në një deklaratë për mediat, ka zbuluar një takim që kanë zhvilluar mes tyre lojtarët e këtij ekipi, në kohën që përgatiteshin për ndeshjen derbi ndaj Tottenham javën e kaluar.
Sipas sulmuesit, një takim që i ka afruar edhe më shumë pranë njëri-tjetrit lojtarët në këtë moment delikat të sezonit. “Topçinjtë hynë në ndeshjen e madhe jashtë fushe kundër Tottenham pas barazimeve në Premier League me Brentford dhe Wolves.
“Shumica prej nesh folën në atë takim dhe kjo pati ndikim. Kur flet hapur në grup në atë mënyrë, afrohesh më shumë me njëri-tjetrin dhe është shumë e rëndësishme ta bësh këtë ndonjëherë“, tha Gyokeres, që shënoi dy herë në fitoren 4-1 ndaj Tottenham.
“Është e rëndësishme ndonjëherë të thuash atë që ndjen dhe ta lësh të hapur në grup. Atëherë, të gjithë mund të dallojnë se si ndihen persona të ndryshëm në atë moment dhe ti e kupton më mirë ndjenjën”, shtoi sulmuesi i Arsenal.
Më tej, duke folur për garën për titull, ai komentoi: “Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të jetë rrugë e gjatë sepse kemi edhe ndeshjet e kupës apo Champions League. Do të jetë një maratonë e gjatë për të gjithë ne. Le ta shijojmë”
The post Gyokeres zbulon prapaskenën, lojtarët e Arsenal takim para ndeshjes me Tottenham: Folëm dhe kjo na afroi më shumë appeared first on Telesport.










