Cesare Prandelli, ish-lojtar i Juventusit dhe ish-trajner i Galatasaray, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes së kthimit “play off” të Champions-it, që do të luhet nesër në Torino: “Kush do ta kishte imagjinuar atë rezultat pas ndeshjes së parë në Stamboll? Nëse bardhezinjtë arrijnë të shënojnë në 20 minutat e para, atëherë do të ndryshonte aspekti psikologjik”.
Juventusi e di si përmbyset një rezultat i tillë, siç ndodhi me fitoren 3-0 ndaj Atletico Madridit në vitin 2019, kur tripletën e realizoi Cristiano Ronaldo, sot tek Al Nassr dhe 41 vjeç. Sipas Prandellit, njeriu kyç mund të jetë Spalletti, nga i cili nuk pret shpikje, por zgjedhjet më të besueshme për atë që “duhet jetuar si ndeshja më e rëndësishme absolute”.
Për sezonin e ardhshëm ai kërkon përforcime: “Do të merrja të paktën dy mes Tonali, Donnarumma dhe Calafiori. Pastaj do të blindoja Vlahovic, McKennie dhe Spalletti. Baza ekziston, pastaj mendojmë për pjesën tjetër”. Ndërkohë, ndeshja e nesërme mund të ndryshojë gjithë sezonin.
The post “Spalletti sot mund të jetë CR7 i Juventusit, do t’ia rinovoja kontratën Vlahovicit” appeared first on Telesport.










