Rritja shqetësuese e rasteve të racizmit në stadiume ka shtyrë autoritetet në Brazil të diskutojnë një rregullore të re të quajtur “Ligji Vinícius”, iniciativë që synon të ndryshojë mënyrën si trajtohen incidentet diskriminuese gjatë ndeshjeve.
Projektligji, i frymëzuar nga episodet e shumta që kanë prekur edhe yllin brazilian Vinícius Júnior, parashikon që arbitrat të ndërpresin menjëherë çdo ndeshje sapo të raportohen raste racizmi. Synimi është reagimi i menjëhershëm dhe mbrojtja e lojtarëve në fushë.
Përveç ndalimit të ndeshjeve, rregullorja përfshin edhe trajnime të detyrueshme për profesionistët e futbollit, fushata ndërgjegjësuese për tifozët dhe protokolle të qarta për identifikimin dhe ndëshkimin e personave diskriminues. Sipas raportimit të “Diario Olé”, debati pritet të ketë ndikim të madh edhe jashtë Brazilit, duke vendosur një precedent të ri në luftën kundër racizmit në futboll.
The post Brazili drejt “Ligjit Vinícius”, masa të forta kundër racizmit në futboll appeared first on Telesport.










