Dimarco: Të detyruar të provojmë përmbysjen, por zgjedh titullin dhe Botërorin me Italinë

Federico Dimarco po kalon një sezon të shkëlqyer tek Interi: “Jam i lumtur për asistet në Serie A, por vetëm nëse i shërbejnë skuadrës, përndryshe vlejnë pak”. Pas ndeshjes së parë ku qëndroi në stol, ai shpreson të jetë vendimtar në kthimin e “play off”-it ndaj Bodo/Glimt:

“Kemi detyrimin të provojmë përmbysjen, sepse jemi Interi dhe na intereson ky kompeticion. Fusha norvegjeze ndikoi në humbje, por ata janë skuadër e fortë dhe e organizuar. Nuk e kanë mundur Manchester City dhe Atletico Madridin rastësisht”.

Ai shtoi: “Do të jetë një ndeshje sulmuese, pasi jemi dy gola pas, por duhet kujdes ndaj kundërsulmeve”. Për Pio Esposito: “Vështirë të zemërohesh me të, nuk dorëzohet kurrë”.

Për avantazhin +10 pikë në kampionat: “Nuk e prisja në shkurt, por u ringritëm si grup falë Chivu”. Në fund: “Mes kampionatit, Champions dhe Botërorit? Zgjedh dy: titullin dhe kualifikimin në Botëror me Italinë”.

The post Dimarco: Të detyruar të provojmë përmbysjen, por zgjedh titullin dhe Botërorin me Italinë appeared first on Telesport.