Manchester United ka marrë hov pas disa vitesh të errëta. Që nga emërimi i Michael Carrick si trajner i përkohshëm, “djajtë e kuq” kanë rifituar stabilitetin dhe, mbi të gjitha, qëndrueshmërinë në rezultate. Kjo u konfirmua edhe me fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Everton jashtë fushe.
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, tha: “Na u desh të punonim shumë dhe t’i jepnim merita Everton, i cili na i vështirësoi gjërat, duke na detyruar shpesh të mbronim në zonën tonë të penalltisë. Shpirti me të cilin e mbrojtëm portën ishte i nivelit të lartë. Mund të luajmë më mirë se kaq, por në të njëjtën kohë, është kënaqësi të fitojmë 1-0“.
Më pas ai komentoi për golin e Benjamin Seskos: “Ekzekutim i shkëlqyer. Ai ishte i pamëshirshëm, më pëlqen mënyra se si shënoi me kaq shumë vetëbesim. Lojë e shkëlqyer nga Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo për të përgatitur lëvizjen”.
“Ne kemi lojtarët e duhur për të goditur në kundërsulm. Jam shumë i lumtur për Ben Sesko; ai hyri përsëri si zëvendësues dhe bëri diferencën. Na duhej një performancë totale e ekipit duke pasur parasysh presionin që Everton ushtroi dhe djemtë ia dolën mbanë. Nëse e bën këtë, shpërblehesh sepse kemi lojtarë të rrezikshëm“, tha Carrick.
The post Manchester United në vendin e katërt i rilindur me Carrick: Nëse e bën këtë gjë, shpërblehesh appeared first on Telesport.










