Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se shefi i qeverisë ka filluar të shfaqë një sjellje më të zakonshme politike, pas nisjes së konsultimeve politike nga lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Kajtazi u shpreh se “sa pak i duhet një politikani me u dok normal”, duke shtuar se Kurti tani po paraqitet si politikan që e kupton nevojën për bashkëpunim dhe votat e deputetëve në Kuvend.
“Sa pak i duhet një politikani me u dok normal. Në këtë rast Kurti. Ka nis me u dok normal. Normal si politikan, nuk po flas për gjendjen e tij shëndetësore. Po flas si sjellje politike normale. Duhet me kujtu Kurtin dhe krejt ata që kanë qenë me të kur provonin ta digjnin Kuvendin ndërkohë që brenda votohej për Hashim Thaçin president. Dmth është njëra prej situatave më të dhunshme që kom pa e kom përjetu une. Bile në pjesën e prapme aty është video ku Xhelal Sveçla i bie tulle një polici. Flasim për një strukture politike banditeske e cila tash duke u sjell normalisht ka fillu me u dok politikan mediokër të cilëve u duhet bashkëpunimi dhe vota e pjesës tjetër politike, përkatësisht e deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, tha Kajtazi në “Rubikon”.
“Pushteti i ëmbël e ndryshoi”, tha ai, duke shtuar se pushteti nuk është i garantuar nëse nuk përmbushen obligimet kushtetuese.
“Pushteti i ëmbël e ndryshoi. Pushteti nuk është i garantuar nëse nuk i kryen të gjitha obligimet kushtetuese. Njëra për obligimeve kushtetuse që i bie Kurtit është zgjedhja e Presidentit”.









